Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U dënua përjetë, por u la i lirë sot. Kush doli garant për ish-kreun e Bandës së Durrësit!

U dënua përjetë, por u la i lirë sot. Kush doli garant

Gjykata e Krujës ka liruar sot me kusht ish-kreun e “Bandës së Durrësit”, një nga emrat e përfolur të botës së krimit, 36-vjeçarin Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burg përjetë. Janë disa arsye ku mbështetet vendimi i Gjykatës, si argumenti se ka kryer 3/4 e dënimit, e për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike.

Krahas të tjerash, News24 ka mësuar se është një kompani ndërtimi, e cila ka dhënë garanci për punësimin e eksponentit të njohur të botës së krimit, nëse ai lirohej nga burgu.

Në kontratën e lidhur mes Dokles dhe kompanisë “Mateo Konstruksion”, kjo e fundit merr përsipër punësimin e ish-të dënuarit pasi të kalojë një periudhë prove prej 3 muajsh.

Sipas kontratës që i premtohet punësimi, kompania me administrator Agim Çakon, merr përsipër të paguajë Doklen 35 mijë lekë të vjetra në muaj si dhe t’i paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

“Sot më datë 25.10.2019 unë Agim Çako në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k premtoj lidhjen e kontratës së punës si më poshtë vijon:

Shoqëria “Mateo konstruksion” sh.p.k ka si objekt të veprimtarë së saj, fushën e ndërtimit, me ortak të vetëm dhe administrator z.Agim Çako.

Shtetasi Endrit Dokle, atësia Mensur, i datëlindjes 31.12.1983 i identifikuar me Nr. personal 131231038G lindur në Kukës dhe banues në Tiranë është duke vuajtur dënimin pranë IEVP-Fushë-Krujë.

Unë administratori i shoqërisë Agim Çako deklaroj se pas vuajtjes së dënimit prej shtetasit Endrit Dokle, do ta punësoj pranë shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k. me detyrë punëtor ndërtimi.

Kontrata e punësimit midis shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k dhe shtetasit Endrit Dokle pas marrjes në provë për një afat 3 muaj, do të jetë me afat 1-vjeçar me të drejtë përsëritje.

Koha e punës së shtetasit Endrit Dokle në shoqërinë “Mateo konstruksion” sh.p.k do të jetë 8 orë në ditë ose 40 orë në javë”, thuhet në premtimin e dnërtuesit.

Pagesa neto që do të kryhet për punëmarrësin Endrit Dokle nga punëdhënësi “Mateo Konstruksion” sh.p.k do të jetë 35.000 lekë në muaj. Punëdhënësi merr përsipër që të paguajë edhe detyrimet tatimore (sigurime shoqërore dhe shëndetësore, tap)/balkanweb