Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

“U hodhe vetë në Lanë apo të hodhën?”/ Klevis Balliu përplaset me Arjan Currin

“U hodhe vetë në Lanë apo të hodhën?”/

Përplasja e deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, me protestuesit gjatë tubimit në Tiranë është bërë objekt diskutimi në emisionet televizive.

Në qendër të debatit ka qenë momenti kur Balliu dyshohet se përfundoi në lumin e Lanës, duke ngritur pikëpyetje nëse deputeti u hodh vetë apo u shty gjatë tensioneve me protestuesit. Kjo situatë ka sjellë edhe një debat të ashpër mes Balliut dhe analistit Arjan Curri, i cili ka kërkuar vazhdimisht sqarime për atë që ndodhi.

Analisti Arjan Curri e ka pyetur disa herë deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu, nëse ishte hedhur vetë në lumin e Lanës apo nëse e kishin shtyrë gjatë protestës.

“A je ti në Lanë apo jo? Se më duket që i ke rrobat akoma të lagura”, iu drejtua Curri deputetit demokrat.

Balliu nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por e ftoi analistin që të futeshin së bashku në lumë.

“Hajde futemi bashkë sa të duash”, u përgjigj Balliu.

Pavarësisht këmbënguljes së Currit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, deputeti demokrat pretendoi se ndaj tij po bëhej një përpjekje për ta diskredituar, duke përmendur emrin e Vlora Hysenit.

“Tentativa të tilla për të më bërë pis janë skema të Vlora Hysenit”, deklaroi Balliu, pa paraqitur prova për këtë pretendim gjatë shkëmbimit të cituar.

Pjesë nga debati në emsionin "Top Story":

Arjan Curri: A je ti në Lanë apo jo? Se më duket që i ke rrobat akoma të lagura.

Klevis Balliu: Hajde futemi bashkë sa të duash.

Arjan Curri: Pse je futur në Lanë?

Klevis Balliu: Unë vij aty dhe më sheh a jam i lagur apo jo. Çështja që është më thelbësore është kjo. Nuk kanë lidhje këto veprime me studentët. Është tentativë e turpshme dhe lidhet me Vlora Hysenin.

Arjan Curri: Nuk e mohon ai. A je futur në Lanë apo jo?

Klevis Balliu: Tentativa të tilla për të më bërë pis janë skema të Vlora Hysenit.

Arjan Curri: Po u fute në Lanë, pis do bëhesh. Por që u fute vetë apo ju hodhën? Ne e pyesim për Lanën, ky thotë Vlora Hyseni. Kjo është shqetësuese. Një deputet i Parlamentit të hidhet me kokë në Lanë?

Klevis Balliu: Nesër do të jemi më fort aty. Do të jemi më shumë aty.

Arjan Curri: Kjo është shumë shqetësuese. Shyqyr që je gjallë, se në Lanë janë mbytur edhe njerëz.