Pas 4 ditësh sulme, protestuesit bëjnë paqe me policët, u japin shishe me ujë!
Friday 16 October 2026, 22:10
Dritare.net

Një moment qetësie është shënuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku disa protestues u kanë ofruar shishe me ujë efektivëve të Policisë së Shtetit të vendosur në terren.
Ky gjest vjen pas katër ditësh protestash të shoqëruara me episode dhune në Tiranë. Gjatë përplasjeve, protestues të maskuar kanë sulmuar me gurë, molotovë dhe sende të forta efektivët e Policisë, si dhe biznese, banka e institucione.
Në një klimë të tensionuar, momenti i ofrimit të ujit shënon një episod të veçantë, në kontrast me dhunën e ditëve të fundit./dritare.net