
U gjet në hotel me një femër tjetër, flet babai i Stresit: Ja si qëndron e vërteta!
Dritare.net

Për këtë ka folur edhe babi i Stresit, i cili është shprehur se, e gjithë kjo ishte një inskenim nga pushteti. Sali Lushaj, shprehet se, ndihet krenar për të birin dhe e di që ai është i pafajshëm.
“Ai shkoi në hotel për të fjetur gjumë. Kishte zënë një dhomë tjetër, i ndërruan dhomën. Shkuan futën armën e mbështjellë me peshqir dhe e lanë në dollap. Ai ka fjetur gjithmonë në dhomën numër 3, ata i sugjeruan një dhomë tjetër. Në momentin që një fanse ka thënë dua të bëj një fotografi, as dy minuta, ka hyrë policia. Vajza ka qenë e ulur në karrige.”,- ka thënë babai i reperit.
Gjatë intervistës, Lushaj nuk ka lënë pa folur edhe për të fejuarën e Stresit, Kejsin. Sipas tij, ajo e ka marrë me sportivitet, sepse e di shumë mirë se kush është Stresi.
“Ajo e ka marrë me sportivitet sepse e njeh kush është Stresi. Në asnjë sekondë nuk është ndarë as nga ne dhe as nga Stresi duke e mbështetur.”,- tha Lushaj./K.C/dritare.net

















