Grabitja e argjendarisë në Kamëz! Zbulohet shuma që vodhën dy autorët e armatosur!
Dritare.net

Një argjendari në Kamëz është grabitur nga dy persona të maskuar, të cilët kanë marrë bizhuteri floriri dhe argjendi me vlerë rreth 7 milionë lekë të vjetra.
Sipas informacioneve paraprake, grabitja ka ndodhur një ditë më parë në biznesin në pronësi të shtetasit me iniciale O.L. Dyshohet se njëri prej autorëve ka qenë i armatosur. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke ngritur pika kontrolli dhe duke ushtruar kontrolle në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se deri tani autorët nuk janë identifikuar, megjithatë kamerat e sigurisë kanë ndihmuar hetuesit të zbulojnë itinerarin e lëvizjes së tyre pas grabitjes.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./K.C/dritare.net