Kandidati i Trump për ambasador në Tiranë raporton nesër në Senat
E Martë 19 Maj 2026, 22:10
Dritare.net

Nesër pasdite, në orën 16:00, Eric Wendt, kandidati i propozuar nga presidenti Donald Trump për postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri, do të dalë përpara Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan në kuadër të procesit të konfirmimit.
Seanca pritet të fokusohet te marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, bashkëpunimi ushtarak dhe çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Wendt vjen me një eksperiencë të gjatë në ushtrinë amerikane, ku ka shërbyer për më shumë se tri dekada. Ish-gjenerali me tre yje ka drejtuar edhe forcat speciale të NATO-s dhe ka mbajtur role kyçe në misione dhe struktura të rëndësishme në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme./K.C/dritare.net