Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U dërgua për kurim në Itali, Vasili tregon gjendjen shëndetësore të deputetit të LSI

U dërgua për kurim në Itali, Vasili tregon gjendjen
Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka dhënë sot një lajm të mirë lidhur me gjendjen shëndetësore të deputetit të partisë së tij, Gjovalin Kadeli.

“Lajme shumë të mira për shëndetin e mikut tim, Gjovalin Kadeli. Jam pafund i lumtur për të”, shkruan Petrit Vasili në Facebook.

Deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli, në fund të muajit mars është dërguar në Itali për kurim. Ai ishte i shtruar në QSUT nën vëzhgimin e mjekëve pasi ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe u dërgua jashtë Shqipërisë për kurim më të specializuar.

Vetë vëllai i tij duke folur pas lajmeve për shëndetin e tij theksoi se “Vërtet ai ka një problem me shëndetin e tij por jo në gjendje kritike”.