Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Turqi/ Drogë në makinë, arrestohen dy të rinj shqiptarë dhe të dashurat e tyre

Turqi/ Drogë në makinë, arrestohen dy të rinj shqiptarë
Policia kufitare turke e Ipsalës ka arrestuar dy vajza dhe dy djem nga Shqipëria, të cilët në mjetin e tyre kishin 20 kg kanabis sativa. Pika kufitare e Ipsales ku u kapen shqiptaret Burimet të “Panoramës” në Stamboll, thonë se droga u zbulua përmes skanerit me rreze X.

Të rinjtë janë, Eri Vraja, nga Fushë­Kruja, Ervin Hidri nga Laçi, Ana Luto nga Ballshi dhe Elisara Arifaj nga Kukësi.

Ata ishin nisur nga Tapiza e Fushë-­Krujës për në Turqi për pushime. Droga ishte fshehur në mjetin tip “Passat” të Eri Vrajës. Ai madje i ka bërë edhe një vend të posaçëm në mjetin e tij drogës.

Edhe pse dy vajzat thanë se nuk kishin dijeni për drogën, ato janë arrestuar nga Policia turke. Mësohet se vajzat janë studente dhe të dashurat e dy djemve.

Policia turke vazhdon hetimet për të gjetur destinacionin e drogës, ndërsa mësohet se Vraja ka marrë përsipër autorësinë e trafikut. Tashmë ndaj shqiptarëve rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.