Trupi gjykues: Veseli mori pjesë dhe inkurajoi kryerjen e krimeve
Wednesday 16 September 2026, 11:11
Dritare.net

Hagë – Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara ka konstatuar se Kadri Veseli mori pjesë në kryerjen e krimeve dhe inkurajoi kryerjen e tyre.
Sipas gjykatësit Charles Smith, Veseli dha një kontribut në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte një nga anëtarët kyç në realizimin e tij.
Trupi gjykues tha gjithashtu se Veseli veproi së bashku me të akuzuarit e tjerë në zbatimin e këtij qëllimi.
Konstatimet u paraqitën gjatë leximit të aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.