Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Thyen rregullat e qarkullimit, arrestohen 21 drejtues mjetesh në Tiranë

Thyen rregullat e qarkullimit, arrestohen 21 drejtues mjetesh në
Në Tiranë, janë arrestuar 21 drejtues mjetesh, pasi kishin thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Mësohet nga policia se 12 prej tyre ishin në gjendje të dehur, 8 pa leje drejtimi dhe 1 kishte falsifikuar dokumentet zyrtare.

Gjithashtu, policia bën me dije se janë pezulluar 89 leje drejtimi, 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 27 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/489802171639332/

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar kontrollet parandaluese për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore.

Patrullat e rrugorëve të kryeqytetit kanë monitoruar gjatë javës që kaloi disa nga kryqëzimet që janë evidentuar me risk për shkak të shkeljeve të semaforit nga drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, si dhe kanë verifikuar drejtuesit e mjeteve që drejtonin mjetet pas përdorimit të alkoolit dhe si rezultat:

  • Janë arrestuar 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 12 në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
  • Janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 27 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
  • Janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafori).
  • Janë proceduar administrativisht 176 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

  • Janë proceduar administrativisht 134 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
  • Janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 14 drejtues mjetesh, të cilët shfrytëzonin mjetet e përdorimit vetjak për transport pasagjerësh.

Duke konsideruar faktin dhe rëndësinë që ka siguria e jetës së nxënësve dhe krijimi i lehtësirave rrugore për ta, apelohet për më shumë kujdes nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht pranë shkollave, ku rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është akoma më i madh./E.B-dritare.net