Na ndiqni edhe në

Bota

Tërmet i tmerrshëm në Itali/ Bilanci paraprak, 13 viktima dhe 100 të zhdukur nën rrënoja

Tërmet i tmerrshëm në Itali/ Bilanci paraprak, 13 viktima dhe 100
Viktima, të tjerë të mbetur nën rrënoja dhe zona që nuk janë më. Ky është vetëm bilanci paraprak i pasojave që la pas vala e tërmeteve të fuqishme që goditën Italinë qendrore.

Ora 08:56

Mediat italiane raportojnë se janë shënuar së paku 13 viktima, mes tyre fëmijë, ndërkohë që shumë të tjerë janë të zënë nga rrënojat. Nderkohe qe rreth 100 persona dyshohet se ndodhen nen rrenoja e per te cilet kane nisur kerkimet.

Ora 07:55

Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli. Mediat, referuar autoriteteve raportojnë se pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.

Viktimat e para u konfirmuan nga shembja e banesës së tyre në Pescara të Trontos, një zonë në Arquata.

Konfirmimi vjen edhe nga karabinierët, të cilët theksojnë se viktimat janë një çift të moshuarish, të cilët i kanë zënë rrënojat e banesës.