Temperatura deri në 41°C, Shqipëria përfshihet nga i nxehti
Friday 31 July 2026, 08:08
Dritare.net

Shqipëria po përballet me temperatura të larta gjatë këtyre ditëve të verës. Sipas parashikimeve të motit, temperaturat pritet të arrijnë deri në 41°C në disa zona të vendit.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në disa momente mund të shfaqen vranësira të pakta. Erërat pritet të jenë të lehta deri mesatare, me forcim të përkohshëm në zonat bregdetare.
Autoritetet këshillojnë qytetarët të shmangin qëndrimin e gjatë në diell gjatë orëve të nxehta dhe të tregojnë kujdes, veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe personat e ndjeshëm ndaj temperaturave të larta./L.F-dritare.net