Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Temperatura deri në 37°C. Parashikimi i motit për ditën e shtunë!

img-0459-6a9909306923a.jpeg

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet edhe gjatë ditës së shtunë nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë vendin, ndërsa temperaturat do të vijojnë të jenë të larta për këtë periudhë.

Vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 37°C, veçanërisht në qytete si Shkodra, Elbasani, Berati, Fieri dhe Gjirokastra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 8 m/s, ndërsa në det do të ketë valëzim të forcës 1–2 ballë.