Na ndiqni edhe në

Shëndet

Teknika e thjeshtë që po përdoret për të kontrolluar stresin

Një teknikë e thjeshtë frymëmarrjeje, e njohur si “box breathing”, po përdoret gjithnjë e më shumë për të ulur stresin dhe për të qetësuar sistemin nervor.

Teknika konsiston në katër hapa të barabartë: merr frymë për 4 sekonda, mbaje për 4 sekonda, nxirre për 4 sekonda dhe mbaje frymën përsëri për 4 sekonda, përpara se cikli të nisë nga e para.

Një studim i publikuar në qershor 2026, nga studiues të Texas State University dhe University of Toronto Mississauga, gjeti se “box breathing” mund të ndihmojë në parandalimin e rritjeve të mëdha të rrahjeve të zemrës dhe treguesve të tjerë të stresit gjatë situatave me presion të lartë.

Sipas mjekes Helen Garr, pjesa më e rëndësishme është mbajtja e frymës pas nxjerrjes, pasi gjatë kësaj faze rritet përkohësisht niveli i dioksidit të karbonit në trup. Kjo mund të ndihmojë trurin të përshtatet më mirë me ndjesinë e alarmit dhe të reduktojë reagimin e panikut.

Teknika përdoret edhe nga persona që përballen me situata stresuese, ndërsa është bërë e njohur edhe për përdorimin e saj nga Navy SEALs, para situatave me rrezik të lartë.

Ekspertët theksojnë se disa persona mund të ndiejnë efektet pas vetëm pak minutash, ndërsa të tjerë preferojnë ta praktikojnë deri në 15 minuta. Teknikat e frymëmarrjes nuk funksionojnë njësoj për të gjithë, por mund të jenë një mënyrë e thjeshtë për të menaxhuar momentet e stresit dhe ankthit./dritare.net