
Tallej se vuante nga nanizmi/ Mblidhen 300 mijë dollarë për ta çuar 9-vjeçarin në Disneyland
E Premte 21 Shkurt 2020, 22:10
Dritare.net

Yarraka Bayles postoi videon e djalit të tij, Quaden në Facebook, i cili i kërkonte të ëmës një litar për të varur veten, ose kërkonte që ta vrisnin, pasi tallej në shkollë, sepse vuante nga nanizmi, informon dritare.net
Tani në faqen GoFundMe është rritur 30 herë më shumë, shuma, e cila kishte objektin të saj 10,000 dollarë.
Faqja u krijua nga komediani amerikan Brad Williams pasi videoja u bë virale për të mbledhur para për të dërguar Quaden në Disneyland.
Të famshëm duke përfshirë aktorin Hugh Jackman dhe basketbollistin Enes Kanter kanë reaguar gjithashtu, ndërsa prindërit në vendet e tjera kanë ndarë mesazhe video nga fëmijët e tyre./K.C/dritare.net

















