Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ E tallnin në shkollë, djaloshi 9-vjeçar: Mama, më jep një litar të var veten!

Video/ E tallnin në shkollë, djaloshi 9-vjeçar: Mama, më
Një djalosh 9-vjeçar nga Brisbane e Australisë, i cili bullohej në shkollë i kërkon të ëmës një litar, që të vriste veten. Kjo sepse ai vuante nga forma më e zakonshme e nanizmit, të quajtur akondroplasia dhe vazhdimisht bullohej nga shokët e klasës dhe nga fëmijët e tjerë në shkollë.

Së fundmi, nëna e Quaden,  Yarraka Bayles, filmoi djalin e saj, duke qarë në makinë, pak çaste pasi e mori nga shkolla, informon dritare.net

Vogëlushi i thotë të ëmës: “Më jep një litar, dua ta vras veten. Dua t’i ngul vetes thikën m’u në zemër. Dua që dikush të më vrasë".

Pasi shpërndau këtë video në Facebook nëna e djaloshit ka marrë mbështetje nga të huaj, yje të sportit, duke përfshirë edhe fëmijë të vegjël. Madje edhe ekipi lokal i basketbollit, NRL Indigjen All All Stars, ka kontaktuar me familjen dhe e ka ftuar vogëlushin të dalë në fushë me ta të shtunën./K.C/dritare.net