Takimi me deputetët e Tiranës, Rama zbardh detaje nga mbledhja: Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me takimin që pati me deputetët e PS-së në Qarkun e Tiranës, ku ka publikuar edhe fotot e mbledhjes.
Në një postim në Facebook, Rama ka zbardhur detaje nga takimi, ku bën me dije se në këtë mbledhje është diskutuar organizimi i Pranisë Besnike, metodologjia e BESËS dhe sistemi i ri i PasqyrAlbania.
Ndërsa në fund kryeministri thekson se kjo mbledhje është një hap i nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste.
Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike, metodologjinë e BESËS dhe sistemin e ri të PasqyrAlbania, duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialistë”, shkruan Rama në Facebook.