Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Syri i Londrës u rrotullua në anë të kundërt për herë të parë!

Syri i Londrës u rrotullua në anë të kundërt për
Për gati 20 vite, Syri i Londrës është rrotulluar duke i ofruar turistëve pamje të mrekullueshme të kryeqytetit Britanik.

Por, për një orë, të Premten në mëngjes, turistët ishin në gjendje ta shihnin qytetin me një sy tjetër, teksa atraksioni më popullor u rrotullua në drejtim të kundërt për herë të parë.

Ngjarja aspak e zakontë, që zgjati një orë, ndodhi në nder të mëngjesit të fundit të Verës Angleze. Teksa mbretëria e bashkuar hyn në vjeshtë, ora do të shkojë mbrapsht një orë në mëngjesin e të Dielës, duke i dhënë rezidentëve një orë më shumë gjumë.

“Këtë vit ne dëshironim që të shënonim fundin e Verës Angleze me një eksperiencë të re, duke rrotulluar në drejtim të kundërt Syrin e Londrës për të treguar pamjet ikonike nga një perspektivë e re,” Sunny Jouhal, menaxher i përgjithshëm i Syrit të Londrës, tha në konferencën për shtyp.

Syri i Londrës u prodhua si një atraksion i përkohshëm për të festuar mijëvjeçarin e ri dhe fillimisht kishte për qëllim të qëndronte hapur vetëm për pesë vite, por tanimë është një nga atraksionet turistike më popullore.

Në lartësinë 135 metra, sipër lumit Thames, çdo 30 minuta rrotullimet ofrojnë pamje të ndryshme të Londrës.

Syri i Londrës, pretendon të jetë rrotulluesja më e lartë në botë, me 32 kapsula të plota, një për çdo zonë të Londrës, të cilat lëvizin me 0.6 milje në orë.

Secila kapsulë mban 25 njerëz, por ka mjaftueshëm hapësirë për të lëvizur dhe për të parë sa më shumë pamje që të mundeni, dhe vizitorët mund të prenotojnë edhe kapsulën Kupid, kapsulën e propozimit ose të martohen teksa rrotullohen mbi kryeqytet.

Jo vetëm u rrotullua në drejtim të kundërt, por gjithashtu dritat u ndezën në ngjyrat e kuqe dhe e bardhë ditën e Premte, duke i gëzuar spektatorët me një shfaqe dritash herët në mëngjes.

Burimi: CNN

Përshtati për Dritare net, Ada Shehu /Dritare.net