Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sulmet e protestuesve ndaj deputetëve! Flet kryeministri Rama

1782975782_xdyuuuu.jfif

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë një takimi me pensionistët edhe për sulmet me vezë dhe kërcënimet e protestuesve ndaj deputetëve, gjatë protestës para Parlamentit në 30 qershor.

Rama tha se në demokraci çdokush ka të drejtën të protestojë dhe të kontestojë i lirë vendimet e qeverisë.

Por Rama shtoi se në demokraci monopolin e forcës e ka shteti dhe nëse sulmohen deputetët, atëherë sipas kryeministrit, protestuesit hyjnë në një tjetër territor.

“Ça Shqipëria duem ne, një Shqipëri që të bëjë rolin e një figure globale që vendos kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim në botë? Unë jo njëherë. Unë dua një Shqipëri që të ketë sa më shumë miq, sa më shumë aleatë, sepse boll ka jetuar gjithë jetën vetëm me kundërshtarë. Në këtë bulevard janë vrarë njerëz. Me pushkët e shtetit janë vrarë njerëz, pasi nuk protestoje dot.

Çdokush ka të drejtë ta bëjë kontestimin pa u cënuar. Nga ana tjetër, pikërisht sepse gjithëkush ka të drejtë të protestojë, monopolin e forcës në demokraci e ka shteti dhe jo individi. Kush përdor forcë kundër shtetit pastaj, futet në tjetër territor. Pasi demokracia qëndron te ky pakt. Qeveria ka të drejtën të vendosë dhe të gjithë qytetarët bashkë kanë të drejtën ta kontestojnë vendimin e qeverisë. Populli është ai që flet kur vijnë zgjedhjet. Kjo protesta i tregon të gjithë atyre hienave, korbave e sorrave, që rrijnë dhe rrokanisin kokën e miletit çdo natë, që këtu është demokraci, këtu nuk ka rrahje të protestuesve paqësorë”, tha mes të tjerash Rama.

Më tej kryeministri theksoi se ata që ushtrojnë dhunë në protesta, nuk janë ‘flamingo’, por ‘korba e sorra’. Sipas kryeministrit, ‘korbat e sorrat’ që kanë dalë në protestë për interesa të caktuara, do të shpërndahen sërish ashtu si u mblodhën.

“Aaa, kur ti shkon atje, një grup për të ushtruar presion publik mbi deputetët, aty pastaj jemi në një tjetër territor. Por ata që bëjnë këtë nuk kanë lidhje me flamingot. Flamingot janë paqësorë, ndërkohë që sorrat dhe korbat janë të dhunshëm. Me sorrat dhe korbat ne nuk kemi çfarë bëjmë. Në fund ata do jenë të humbur. Dhe siç u mblodhën kokrra kokrra, ashtu edhe do shpërndahen”, tha mes të tjerash Rama.