Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Studentët sërish në protestë, grumbullohen pranë Ministrisë së Arsimit

Studentët sërish në protestë, grumbullohen pranë

Protesta e studentëve në Tiranë ka hyrë sot në ditën e gjashtë, ndërsa të rinjve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.

Protestuesit janë mbledhur sërish pranë Ministrisë së Arsimit, ku shihen të rinj me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar dhe me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, një prej protestuesve u ka bërë thirrje të tjerëve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë. Më pas, në shenjë revolte, ai ka grisur certifikatën që kishte marrë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë.

Protesta vijon mes kërkesave të studentëve dhe tensioneve të ditëve të fundit në kryeqytet./dritare.net