Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestat në Tiranë, 272 të lënduar, 169 janë efektivë policie

Protestat në Tiranë, 272 të lënduar, 169 janë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestave dhe përplasjeve të ditëve të fundit në Tiranë. Sipas të dhënave zyrtare, numri i personave që kanë marrë ndihmë mjekësore ka arritur në 272, mes tyre efektivë policie, protestues dhe kalimtarë.

Vetëm gjatë protestës së 17 tetorit janë raportuar 37 efektivë policie, 24 protestues dhe 4 kalimtarë të lënduar, mes tyre edhe një i mitur.

Ndërkohë, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës.

Sipas bilancit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 272 personat që kanë marrë ndihmë mjekësore, 169 janë punonjës të Policisë së Shtetit, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.

Të dhënat tregojnë se efektivët e policisë përbëjnë pjesën më të madhe të personave të lënduar, ndërsa mes të prekurve nga përplasjet ka edhe qytetarë që nuk kanë qenë pjesë e protestave./dritare.net