
Temperatura e lartë tek fëmijët, mjekja shpjegon PCR-në e cila identifikon shkakun!
Dritare.net

Pediatrja Zerina Sheme ka ndarë informacione në Instagram, në lidhje me PCR pasi prindërit pyesin se çfarë duhet të bëjnë kur fëmijët përballen me temperaturë deri në 40.
Mjekja shpjegon se PCR është një tregues informacioni, ku përqendrimet e tij në gjak rriten në prani të proceseve inflamatore të llojeve të ndryshme.
Sakaq shton se nuk është e nevojshme për çdo temperaturë që kalon fëmija të bëhet PCR por është e nevojshme një vizitë tek mjeku, për të zbuluar shkaktarin.
" PCR (proteina C reaktive) është një tregues i inflamacionit; si i tillë, përqendrimet e tij në gjak rriten në prani të proceseve inflamatore të llojeve të ndryshme.
Nga pikëpamja funksionale, proteina C-reaktive është shumë e ngjashme me imunoglobulinat G.
PCR nuk drejtohet në mënyrë specifike kundër një antigeni specifik. Nivelet e proteinës C-reaktive rriten ndjeshëm në përgjigje të një sërë situatash, duke përfshirë edhe infeksionet bakteriale.
Pra, nuk duhet të jetë kjo një analizë rutinë. Mendoj, se nuk është e nevojshme për çdo temperaturë që kalon fëmija të bëhet PCR. Ky test tregon thjeshtë që ka inflamacion. Por nuk tregon shkallën
e inflamacionit aktual, as edhe shkaktarin... mikrob apo virus..apo diçka tjetër.
(Kjo kishte vlerë si test i shpejtë gjatë Covid). Një vizitë e zakonshme tek mjeku, e ndihmon të sëmuri për të filluar mjekimin përkatës.
Edhe një analizë e gjakut komplet me formulën leukocitare (siç bëhet rutinë) e ndihmon mjekun për të gjetur shkaktarin", shkruan mjekja./M.K-dritare.net

















