Nga Lira Gjika
Kanalizimin i agresivitetit në adoleshencë realizohet në tre mënyra: sporti, puna dhe dhuna. Shumica e adoleshentëve që braktisin shkollën gati vetvetiu kërkojnë të futen në punë. Kjo dëshirë apo nxitje ka brenda vetes disa faktor, një është mundësia për të fituar para, për të qenë i pavarur dhe për të ndihmuar familjen. Adoleshenti nga vetë natyra është shumë idealist dhe kërkon të jetë edhe shpëtimtar dhe kështu merr rrugën e punës. Në përgjithësi punon fortë dhe sikur pranë tij të jetë një i rritur me moral, ai vërtet do të punoj ndershmërisht.
Ai do të zbatoj çdo gjë, që i rrituri do t’i sugjerojë.
Adoleshenti, kur punon vë gjithë forcën e tij në funksion të punës pasi do, që të tregoj se edhe ai ka vlera. Është I shpejt por edhe mund të neglizhoj e të mos bindet për të çuar punën deri në fund, prandaj, është mirë që pranë tij të jetë gjithmonë i rrituri autoritar, që e vlerëson adoleshentin dhe nxitë pozitivisht për të shmangur përtesën dhe mërzinë që është “mysafir” i zakonshëm në shpirtin e tij. Por jo rrallë pranë adoleshentit gjenden të rritur shfrytëzues.
Të rritur shfrytëzues dhe molestues që gjenden kudo në të gjitha shtresat shoqërore, u ngjiten fëmijëve dhe adoleshentëve. Këta të rritur shfrytëzues dinë ti manipulojnë dhe bëjnë për vete duke keqpërdor besimin dhe idealizmin e adoleshentit për interesa të ulëta e vetjake.
Këto vitet e fundit janë mbushur plot me ngjarje të tilla ku adoleshentë, femra apo meshkuj përdoren në mënyrë të paskrupullt si për prostitucion, drogë (shpërndarje dhe përdorues) dhe vjedhje (delinkuenc)./dritare.net