
Sputnik zbulon planin që ka Merkel për Kosovën
Dritare.net

Sputnik shkruan se Berlini ka bindur Brukselin që ta vendosë pranimin e Kosovës në OKB, si pjesë e agjendës Prishtinë-Beograd.
Gjithashtu sipas të njëjtin burim thuhet se, Berlini zyrtar ka kërkuar nga Prishtina që të miratojë Zajednicën.
“Perëndimi ka vendosur qartazi të zgjidhë çështjen e Kosovës deri në fund të vitit dhe Gjermania ka urdhëruar Beogradin që të mos kundërshtojë hyrjen e Kosovës në OKB. Si fillim, si anëtar me të drejta vetëm vëzhgimi dhe pastaj me të drejta të plota”,-shkruhet në artikullin e medias ruse.
Plani i Berlinit për Kosovën sipas mediat ruse, është modeluar duke ndjekur shembullin e Palestinës, e cila fitoi të njëjtin status në OKB në 2012, ndërsa do të bëhet anëtare e plotë sapo të arrihet një marrëveshje paqeje me Izraelin./ I.M-Dritare.net

















