
Tre emra për goleador, Milan hidhet në sulm për të marrin bomberin që i mungon!
Dritare.net
Janë të paktën tre kandidatë për të veshur fanellën e golashënuesit te Milani, teksa në sulm për momentin i konfirmuar është vetëm Olivier Giroud. Objektivi i kuqezinjve është që të dyfishohen golat dhe për ta bërë këtë gjë duhen zgjedhur kandidatët e duhur.
Dhe tre më kryesorët në listë janë Gianluca Scamacca, Alvaro Morata e Lois Openda. Tani që Milan ka siguruar Loftus-Cheek dhe Pulisic nga krahët, duhet dikush në sulm që krosat t’i kthejë në gola. Mjaft i përshtatshëm në këtë rol është Scamacca, 24 vjeç, që luan në Premier League me West Ham.
Një lojtar që e njeh mjaft mirë Serie A, di të shënojë dhe ka lënë pas krahëve dëmtimet e dikurshme. Vështirë se Milan mund ta blejë kartonin e tij, ndaj transferimi i tij mund të jetë në formë huazimi.
Ndryshe nga Scamacca, sulmuesi spanjoll Alvaro Morata ka një kurrikul më të pasur me gola, ka luajtur në Serie A me Juventus dhe është gati të rikthehet në Serie A. Edhe pse 30 vjeç, ka nuhatjen e dikurshme për golin, e dashuron Italinë, ku ka lindur bashkëshortja e tij, ndaj është gati të rikthehet e të tregojë se sa vlen.
Lois Openda është më shumë një sulmues i dytë. Aktualisht luan me Lens në Francë, por 21 golat e shënuar në kampionat sezonin e fundit tregojnë se e njeh mjaft mirë zonën kundërshtare. Është 23 vjeç dhe me Rafael Leao mund të ishte një dyshe fantastike./F.M/dritare.net

















