
Ka blerë makinat më të shtrenjta, pse Mbappe lëviz me shofer personal!
Dritare.net
Kylian Mbappe fiton shuma të mëdha si lojtar i PSG-së dhe di të “arkëtojë” miliona euro për makina të reja luksoze që “zbukurojnë” flotën e tij.
Interesant është fakti se futbollisti i blen këto makina, por nuk i drejton kurrë. Prej kohësh dihet se Mbappe nuk ka patentë shoferi dhe udhëton gjithmonë me shoferin e tij personal, ndaj mediat në Francë po pyesin se pse futbollisti shpenzon kaq shumë para për makina të shtrenjta, kur vetë nuk mund të kënaqet me drejtimin e tyre.
Mbappe ka folur për këtë temë për “Bleacher Sport”, të cilin e ka deklaruar se blerja e makinave të shtrenjta është “e meta e tij për shkak të suksesit të hershëm në karrierë”.
“Po, e di saktësisht se çfarë do të thuash. Ndoshta është një defekt për shkak të suksesit tim të hershëm. Isha plotësisht i fokusuar te futbolli dhe as që kam menduar të marr patentën e shoferit. Ai dokument është sinonim i një lloj autonomie, njeriu ndihet i plotësuar kur drejton një makinë të bukur dhe të shtrenjtë, por unë kam një shofer personal, ndaj nuk e kam parë kurrë patentën e shoferit si prioritet në jetë”, tha Mbappe.
PSG-ja i ofroi disa herë që të organizonte gjithçka që i nevojitej për të marrë një patentë shoferi, por lojtari refuzoi dhe ende i pëlqen të lëvizë me shoferin e tij. Mbappe së fundmi ka blerë një Ferrari të ri “488 Pista” për shumën prej 500 mijë eurosh dhe në garazhin e tij ka disa makina luksoze si Mercedes Benz “GLE Coupe”, AUDI A6, “V-Class Range Rover”. /F.M/ dritare.net

















