Na ndiqni edhe në

Sport

"Bëhuni gati për të tretin", Cristiano Ronaldo zbulon të ardhmen e tij

"Bëhuni gati për të tretin", Cristiano Ronaldo zbulon

Prej disa javësh në media qarkulluan lajme për një rikthim të mundshëm të Cristiano Ronaldos te Real Madrid. Tashmë portugezi ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, duke sqaruar fansat e tij për të ardhmen.

"Jam i lumtur që fitova dy titujt e fundit nga nëntë radhazi të Juventusit në Seria A. Disa njerëz do të mendojnë se ishte e lehtë, por nuk ishte. Vit pas viti me talent, përkushtim dhe punë të palodhur ke mundësi të arrish objektivat dhe të bëhesh më i mire se më parë. Bëhuni gati për titullin tim të tretë!", shkroi sulmuesi.

"Bëhuni gati për të tretin", Cristiano Ronaldo zbulon

Në këtë mënyrë Ronaldo tregoi se do të jetë te Juventusi edhe për sezonin tjetër. Kontrata me Juventusin do të skadojë më 30 qershor 2022, kur portugezi të jetë 37 vjeç.

Pra Cristiano Ronaldo nuk do të ndryshojë mjedis, pavarësisht udhëtimit në Champions dhe konfirmimit të mundshëm të Sarrit./R.P/dritare.net