Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK reagon për paraqitjen e Ballukut: Ja për çfarë u thirr ish-zv/kryeministrja!

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, ku është njohur me akuzën që lidhet me një hetim për disa procedura prokurimi. Në një reagim për mediat, SPAK bëri të ditur se Balluku është thirrur gjithashtu për t’u pyetur lidhur me akuzat dhe për t’i komunikuar akte të tjera procedurale.


“Në përgjigje të kërkesave tuaja, znj. Belinda Balluku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën, e cila lidhet me disa procedura prokurimi, objekt hetimi; për t’u pyetur lidhur me akuzat, si edhe për t’i komunikuar akte të tjera procedurale”, thuhet në reagimin e SPAK./K.C/dritare.net