Takimi i mbrëmshëm mes Botev Plovdivit dhe Partizanit, ndonëse u zhvillua në fushë asnjanëse, në stadiumin “Lazuar” të Burgasit, u karakterizua nga thirrjet raciste të ultrasve të skuadrës bullgare karshi shqiptarëve. Thirrjet “Vriti, vriti shqiptarët!” dhe “Shkelini shqiptarët!” janë dëgjuar shpesh gjatë ndeshjes së djeshme mes Botev Plovdivit dhe Partizanit. Racizmi i bullgarëve karshi shqiptarëve ishte transmetuar më herët edhe në rrjetet sociale në komentet e ultrasve të Botevit. Mbase duke ditur prirjet e tifozëve vendas, policia bullgare nuk lejoi tifozët e Partizanit që të ishin të pranishëm në stadium, pasi prania e tyre mund të përbënte rrezikshmëri për ruajtjen e rendit.