Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga mbrojtja te lufta kundër krimit, Ambasada Amerikane zbulon prioritetet e ambasadorit të ri në Tiranë

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i ka paraqitur letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Gjatë takimit, ata riafirmuan partneritetin mes dy vendeve dhe diskutuan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri dje tregon për takimin me Begajn.

"Mirë se vjen, Ambasador Wendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.", thuhet në njoftim./K.C/dritare.net