Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Autobusi me turistë përfshihet nga flakët në Elbasan, bllokohet rruga

Një autobus është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit në Elbasan, duke shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në këtë aks.

Në momentin e incidentit, në autobus ndodheshin turistë, të cilët janë detyruar të zbresin nga mjeti pas shpërthimit të zjarrit.

Ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit apo nëse nga ngjarja ka persona të lënduar.

Për shkak të incidentit, qarkullimi në zonë është bllokuar, ndërsa po punohet për largimin e mjetit dhe normalizimin e lëvizjes së automjeteve.

Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në përfshirjen e autobusit nga flakët./K.C/dritare.net