Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në OKB: Inteligjenca artificiale mund të fabrikojë realitetin sipas frikërave të qytetarëve

Kryeministri Edi Rama e fokusoi fjalën e tij në OKB te Inteligjenca Artificiale dhe rreziqet e përdorimit të saj nga shtetet apo aktorë të tjerë.

“Të nderuar përfaqësues të popujve të OKB-së, jam surprizuar që shumë miq donin të dinin se çfarë po ndodh në vendin tonë me Inteligjencën Artificiale dhe mendova se do të ishte ide e mirë të ndaja me ju mendimet e mia. Baruti ndryshoi betejat, fizioni bërthamor ndryshoi kuptimin e mbijetesës njerëzore, ndërsa IA po ndryshon diçka më intime, që mund të hyjë në mendjen e qytetarit, të fabrikojë një realitet, që të kalibrohet sipas frikërave të një personi dhe duke e bërë miliona e miliona herë.

Shqipëria nuk është në pararojë. Ne jemi një komb që po e jetojmë të ardhmen, të cilën shumë po e debatojnë. Unë kam një mesazh të thjeshtë dhe këtë ua detyrohemi të gjithë juve: rreziku më i madh nuk është se IA do të ndalojë njerëzimin, por rreziku është që mund të bindë njerëzit e gabuar.

Debati publik zgjon makina që zgjojnë ambicie dhe që kthehen kundër krijuesit dhe, në fakt, ai u shërben ambicieve të të tjerëve. Nuk mban flamur, por mund të përdoret nga një shtet. Mund të thotë miliarda gënjeshtra në emër të të tjerëve. Makineria nuk ka ndërgjegje, por mund të futet në ndërgjegjen e një qeverie, në precizionin e një arme”, tha Rama./dritare.net