Dora e zezë që fshihet pas arrestimit të Vlora Hysenit! Flet Amarildo Pregapuca
Dritare.net

Arrestimi i kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni, ishte një nga temat e diskutuara në emisionin “8 pa 5” me Dritan Hilën dhe Amarildo Pregapuçën në DritareTV. Duke komentuar mënyrën se si u arrestua Hyseni, Pregapuça ngriti dyshime se pas kësaj ngjarjeje fshihet ndikimi i agjenturave të huaja. Sipas tij, mënyra se si është vepruar me një figurë në krye të shërbimit sekret shqiptar përbën një ngjarje të rëndë për shtetin.
“Për mua është dorë e zezë agjenturash, pavarësisht fajit apo pafajësisë së Vlora Hysenit”, u shpreh Pregapuça, duke theksuar se nuk po gjykon akuzat ndaj saj, por mënyrën se si është kryer arrestimi.
"Mënyra se si është arrestuar Vlora Hyseni është një skandal i jashtëzakonshëm. Për mua është dorë e zezë agjenturash, pavarësisht fajit apo pafajësisë të Vlora Hysenit. Vlora Hyseni mund të ketë bërë shumë më shumë se ç’kanë dalë këto mesazhet dhe mund të ishin publike. Por unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë të arrestohet një personalitet si ky në këtë mënyrë. Njerëz në pozicione të tilla nuk mund të kenë bërë gjëra shumë të rënda. Po të shohësh historinë e botës, në ato pozicione ku ka qenë Vlora Hyseni kanë qenë edhe njerëzit më të pashpirt që ka planeti Tokë. Njerëz që mund të vrasin edhe nënën në gjumë. Mënyra si arrestohen përgjithësisht në të gjithë botën është në heshtje. Lihet, zëvendësohet, pastaj arrestohet. Ndërsa këtu e arrestojnë pa e zëvendësuar fare. Pra, ajo që ka ndodhur në Shqipëri, që ka gëzuar gjithë shqiptarët edhe ca të tjerë kanë thënë: “Uh, shikoje, shiko se si i ka thënë Ergysit Agasit”, është pikërisht turma. Ajo që duhet të kuptojmë është që është goditja e dytë e madhe pas dënimit të UÇK-së, të këtyre katër luftëtarëve. Pra, është një goditje që duhet të na frikësojë çdo shqiptar, përpara se të llapë se çfarë ka bërë Vlora Hyseni me Agasin.", tha Pregapuca./K.C/dritare.net