Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Si të përgatisni orizin me perime të tavës

Si të përgatisni orizin me perime të tavës
E ku ka më mirë se një tavë me perime dhe me oriz? Lexoni recetën e mëposhtme dhe nxitoni ta përgatisni:

Përbërësit:

dy gota uji me oriz

300 gram mish pule

4 gota uji me lëngun e mishit të pulës

2 speca të kuqe

dy karota

1 kungull

4 luge gjelle me bizele

1 lugë gjalp

Përgatitja: 

Marrim zarzavatet dhe i lajmë me ujë të bollshëm.Më pas fillojmë i presim në copa të vogla. I hedhim tek tava ku do të gatuajmë. Më pas i shtojmë orizin, mishin e pulës ,lëngun e pulës, (të prerë në copa të vogla) pak kripë, gjalpin dhe i përziejmë mirë. Më pas i lëmë të ziejnë në temperaturë 180 gradë për 15-20 minuta.

Në përfundim i hedhim përsëri gjalp tavës dhe e servirim të ngrohtë.