
Si tallej revista ‘Hosteni’ me presidentët amerikanë
Dritare.net

Sot të gjithë diskutojmë për zgjedhjet presidenciale në SHBA, por ishte një kohë kur bëhej garë se kush duhej të ironizonte dhe tallte më shumë presidentët amerikanë.
Ekspozita hapet në hollin e UET dhe është një vazhdimësi e dialogut që nisi me hapjen e ekspozitës “Presidentët Amerikanë dhe Marrëdhëniet me Shqipërinë: Një Retrospektivë përmes Lentes së George Tames”, fotoreporteri shqiptaro-amerikan për ‘New York Times’.
Imazhet e “Hostenit”, që janë pjesë e ekspozitës “Presidentë Amerikanë dhe Marrëdhëniet me Shqipërinë” flasin thellësisht mbi historitë që të rinjve iu kanë munguar.
Këto imazhe janë ikonike për gjeneratat që jetuan nën diktaturë në Shqipëri ashtu siç janë imazhet e Tames për ndërgjegjen amerikane.
Hosteni u themelua në fillim të regjimit komunist dhe doli nga qarkullimi në fund të Luftës së Ftohtë.
Sigurisht që satira politike e artit të Hostenit ishte në funksion të kohës dhe vendit ku ai u prodhua, por imazhet vazhdojnë akoma sot të flasin qartësisht për situatën aktuale politike./mapo

















