Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si duket mashkulli ideal sipas shenjës tuaj astrologjike

Si duket mashkulli ideal sipas shenjës tuaj astrologjike
Të gjithë ëndërrojmë idealen në çdo fushë e mbi të gjitha në jetën sentimentale. Në bazë të shenjës së horoskopit, ja kush është mashkulli juaj ideal.

Dashi: Burrëror. Ai është karizmatik, kurajoz, i vendosur dhe sportiv. Mashkulli juaj ideal është mashkulli alfa.

Demi: Hedonist. Sipas Dritare.net, ju keni nevojë për dikë që ka të njëjtin sens praktike me ju dhe të njëjtin sensualitet.

Binjakët: Impulsiv. Juve iu duhet një mashkull i ri me mendime, plot gjallëri dhe pse jo paksa rebel.

Gaforrja. Kreativ. Për të qenë të lumtura ju keni nevojë për butësi dhe romantizëm. Mashkulli juaj ideal duhet të jetë i ndjeshëm si ju, të kujdeset gjithmonë dhe të krijojë gjëra që do ju mahnitin.

Luani: Ambicioz. Ju rrëzoheni përtokë nga një mashkull që nuk e lëshon veten para asgjëje dhe para askujt.

Virgjëresha: Pasionant. Mashkulli ideal për ju duhet të analizojnë çdo gjë dhe të veprojnë në mënyrë instinktive. Ju ëndërroni të koloni momente pasionante ndërkohë që bëni edhe kritika.

Peshorja: I drejtë. Një mashkull që lufton për bindjet e tij është seksi në sytë tuaj. Ai gjithashtu duhet t'iu bëjë edhe lëshime në disa momente.

Akrepi: Sensual. Ashtu si ju edhe mashkulli juaj ideal duhet të jetë magnetik, tërheqës dhe ndonjëherë "djalë i keq". Sipas Dritare.net, në këtë mënyrë marrëdhënia juaj do jetë e nxehtë në çdo kuptim.

Shigjetari: Optimist. Mashkulli juaj ideal duhet të ketë humor, ta mendojë të ardhmen me optimizëm, të ketë qejf udhëtimet dhe të adhurojë të zbulojë vende të reja.

Bricjapi: Misterioz. Ju josheni nga misteri dhe gjërat që nuk i arrini t'i zbuloni dot. Mashkulli ideal duhet të jetë edhe i pjekur.

Ujori: Atipik. Juve iu pëlqejnë meshkujt që kanë imagjinatë dhe që ndonjëherë bëjnë gjëra të habitshme pa ndonjë arsye të veçantë. Gjërat ndryshe i adhuroni.

Peshqit: Intuitif. Ju tërhiqeni nga meshkujt ëndërrimtarë, por që në të njëjtën kohë janë edhe psikologë edhe empatikë. /A.S- Dritare.net