Na ndiqni edhe në

Sport

Shtatzënë dhe në formë, e dashura e Cristianos tregon barkun

Shtatzënë dhe në formë, e dashura e Cristianos tregon barkun
Georgina Rodriguez, e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo dhe një ndër modelet më në zë të momentit ka pozuar për revistën Hola! dhe gjithashtu ka konfirmuar për herë të parë thashethemet e shtatzënisë.

Ajo është shtatzënë me fëmijën e katër të Ronaldo-s. Fjalët kanë kohë që qarkullojnë rreth shtatzënisë dhe kjo është hera e parë që modelja pozon haptazi me barkun e rrumbullakosur.

“Nuk ndjek asnjë dietë strikte dhe nëse kam ndonjë neps, e ha. Çdo të ishte jeta pa kënaqësitë e vogla. “Georgina është e apasionuar pas baletit, një veprimtari që e ka ndjekur që kur ishte katër vjeç dhe është emëruar mësuese në Royal Academy of Dance në Londër. Format e saj trupore janë rezultat i jogës dhe ‘spinning’. “Kam kërcyer balet që kur isha katër vjeç. Formimi im në kërcim klasik më ka bërë të vlerësoj shumë dashurinë për artin, shoqërinë, disiplinën dhe rëndësinë e një jete të shëndetshme,” thotë Georigna.

Gjithashtu, ajo zbuloi disa detaje të personalitetit të saj: “Jam shumë njeri familjar, i dua shumë fëmijët, natyrën dhe kafshët. Kam një mace prej 13 vitesh dhe është mikja ime më e mirë. Më pëlqen ta rrethoj veten me njerëz që më frymëzojnë të jem njeri më i mirë, që më përcjellin energji pozitive.”