Na ndiqni edhe në

Sport

Shqipëria nis me gol ndaj Bjellorusisë, Asllani shënon me penallti

Kombëtarja shqiptare ka gjetur golin në ndeshjen e parë të këtij sezoni të Ligës së Kombeve. Kristjan Asllani shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 34-t të përballjes me Bjellorusinë në “Air Albania”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran synojnë ta nisin me fitore fushatën, me objektiv ngjitjen në Ligën B. Trajneri i besoi portën Etrit Berishës, ndërsa Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Pilo u rreshtuan në mbrojtje. Asllani e Ramadani luajnë në mesfushë, me Seferin, Muçin dhe Hoxhën pas Manajt në sulm.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Asllani, Ramadani; Seferi, Muçi, Hoxha; Manaj./dritare.net