
Xhemi Shehu ndan si rrallëherë foton me bashkëshortin!
E Diel 17 Janar 2021, 14:02
Dritare.net
Nuk ndodh shpesh që Xhemi Shehu të ndajë në rrjetet e saj sociale foto me bashkëshortin. Edhe kur e bën, siç ka ndodhur së fundmi, kujdeset që të jetë larg, apo në një mënyrë të tillë që fotoja të mos jetë shumë e qartë.
Këtë fundjavë ata po shijojnë dëborën në qytetin e Korçës.
Ata janë prindër të dy djemve, ndërsa Xhemi, ka zgjedhur që jetën private, ta mbajë të tillë, jashtë medias.
Në një intervistë së fundmi në lidhje me karrierën ajo u shpreh se e ka mbyllur një herë e mirë me televizionin, megjithëse duhet thënë: kurrë mos thuaj kurrë. Urojmë që këtë herë, të mos e mbajë fjalën./L.F-dritare.net

















