
Kjo është vajza, që Elsa Lila i dedikoi këngën në Festival!
E Mërkurë 21 Dhjetor 2022, 14:02
Dritare.net
Elsa Lila u ngjit pas shumë vjetësh në Festivalin e RTSH. Evita, është kënga pjesëmarrëse në Festival, që i dedikohej vajzës së saj.
Edhe pse pati një vështirësi në kuptimin e tekstit nga audienca, performanca e këngëtares shqiptare u pëlqye në masë.
E bija, ishte në sallën e Pallatit të Kongreseve ndërsa shijoi performancën e mamasë së saj.
Ajo ngjan një kopje e së ëmës!
Lila u prit me duartrokitje nga publiku, dhe me komente mjaft pozitive në rrjet, por komunikimin e vetëm me audiencën, e pati vetëm përmes këngës, duke mos bërë asnjë koment tjetër./L.F-dritare.net

















