
Si u prit Elsa Lila në festival. Ja çfarë thonë komentet!
Dritare.net
Elsa Lila u ngjit në Festivalin e 61-të të Këngës në RTSH pas 25 vjetësh, si konkurrente. Evita është kënga pjesëmarrëse që iu dedikua vajzës së saj, e cila ishte e pranishme në sallën e Pallatit të Kongreseve.
Këngëtarja u prit me duartrokitje nga publiku dhe me shumë komente pozitive në rrjet. Ajo që vihet re nga komentet në këngën e Elsa Lilës në youtube, është malli për këngëtaren, por edhe një vlerësim i madh për këngën.
Në komente shkruhet se nëse kjo këngë na përfaqëson në Eurovizion, do të ketë suksesin e Rona Nishliut.
Vokali, teksti, interpretimi, një performancë që shumëkush e përmbledh me një fjalë në komente: art.
Dhe ajo që pëlqen publiku këtë vit, ka një rëndësi të madhe, pasi fituesi i këtij festivali do të zgjidhet me votat e tyre./L.F-dritare.net

















