
Kryeministri britanik, Keir Starmer tha nga sheshi Skënderbej se presidenti rus Vladimir Putin nuk e do paqen. Pasi u prit nga kryeministri Rama, ai foli për mediat, ndërsa shtoi se duhet të jenë më të bashkuar se kurrë.
“Putin nuk është serioz për paqen. Do të punojmë edhe sot për të qenë të qartë që duhet të ketë një armëpushim. Është provë e qartë se Putin nuk e do paqen. Sot është mundësia jonë të tregojmë se jemi të bashkuar. Zelensky do të jetë sot këtu”, u shpreh Starmer./E.P-dritare.net

















