Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Shqipëria mahnit Eurovizionin: “Zjerm” e Shkodra Elektronike në krye të listës së CNN!

Shqipëria mahnit Eurovizionin: “Zjerm” e Shkodra Elektronike

Ditën e sotme CNN-së ka shkruar për 26 këngët finaliste të Eurovizion 2025. Eurovizion rendit këngët nga më e dobëta, më e kritikuara, te kënga e preferuar e ndjekësve. Kënga "Zjerm” nga Shkodra Elektronike, zë vendin e parë, si kënga pretenduese për fitore dhe e preferuara e publikut.

Kjo këngë është vlerësuar për stilin e saj unik dhe për performancën e veçantë, duke e dalluar nga pjesëmarrësit e tjerë. Kritikët e kanë cilësuar si një baladë balkanike të fuqishme me elemente elektronike, duke e konsideruar si një nga këngët më të mira të këtij edicioni.

Çfarë shkruan CNN për Shqipërinë!

"Një zotëri xhentëlmen pa flokë dhe një këngëtare që duket se ka provuar ndonjë kult, dy formojnë çiftin më të pazakontë të Eurovizionit. Ata këndojnë për një oazë: “Nuk ka ambulancë në rrugë, askush nuk të flet me arrogancë”, të pavetëdijshëm për festat e të rinjve britanikë që prishin qetësinë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.

Dhe ata duhet të jenë fansa të mëdhenj të Eurovizionit, apo jo? “Jo, aspak,” thotë Beatriçe Gjergji për CNN-in. “Nuk është lloji ynë i muzikës.”

Sinqerisht, kjo indiferencë e tyre është një avantazh: nuk ka asgjë tjetër të ngjashme me këtë performancë dhe ata po marrin vëmendjen e merituar nga fansat për shkak të saj. “Nëse beson në muzikën që do, ndoshta diçka mund të ndodhë,” thotë Gjergji.

Në vendin e tretë renditet kënga “Ich komme” nga Erika Vikman e Finlandës. Kjo këngë është përshkruar si një përzierje e fuqishme e ritmeve techno dhe energjisë eurodance, me një performancë që eksploron temat e fuqisë, seksualitetit dhe vetë-lshprehjes.

Artikulli gjithashtu përmend këngë të tjera që kanë marrë vlerësime pozitive, si “Bur Man Laimi” nga Tautumeitas e Letonisë dhe “What the Hell Just Happened” nga Remember Monday e Mbretërisë së Bashkuar. Në anën tjetër, disa këngë janë kritikuar për mungesë origjinaliteti ose për performanca të dobëta./K.C/dritare.net