Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

47 liderë evropianë në Tiranë. Berisha në protestë për zgjedhjet

47 liderë evropianë në Tiranë. Berisha në protestë

Në këto çaste në Tiranë po mbahet një protestë e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në të njëjtën ditë me Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Protesta është organizuar si shenjë mospranimi të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, të cilat Berisha i ka cilësuar si të manipuluara nga qeveria.

Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shkak të masave të rrepta të sigurisë të vendosura për samitin. Si pasojë, protesta është zhvendosur në një tjetër zonë të qytetit.


Në protestë kanë marrë pjesë mbështetës të opozitës, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Berisha ka deklaruar se nëse nuk pranohet formimi i një qeverie teknike, opozita do të vazhdojë me akte të mosbindjes civile për të realizuar objektivat e saj.

Për më shumë