Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Fjolla Morina: S'kam lidhje intime me biznesmenin. Mos fusni në valle njerëz familjarë!

Fjolla Morina: S'kam lidhje intime me biznesmenin. Mos fusni në valle

Pas arrestimit të Fjolla Morinës u tha se këngëtarja kishte një lidhje intime me biznesmenin që e shoqëronte kur u arrestua në pikën kufitare të Morinës.

Fjolla Morina: S'kam lidhje intime me biznesmenin. Mos fusni në valle

Për këtë ka reaguar vetë këngëtarja. Ajo shkruan në Instastory se, nuk ka asnjë lidhje me Fisnik Sylën, i cili është pronar i një rrjeti restorantesh.

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjëra që dhe unë s'i dija. Por të shkruani me emër dhe mbiemër dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ‘show'. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë.”-shkruan Morina.

Fjolla Morina: S'kam lidhje intime me biznesmenin. Mos fusni në valle

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua pak ditë më parë në Morinë, pasi u kap me dy armë zjarri pistoleta me vete, teksa në pranga ranë dhe dy personat që e shoqëronin, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji. Gjykata vendosi arrest shtëpie për këngëtaren dhe tashmë ajo po qëndron në Kukës, bashkë me dy vajzat e saj./K.C/dritare.net