Fotot/ Ja ku po e kalon arrestin Fjolla Morina në Kukës!
E Shtunë 26 Shtator 2020, 10:10
Dritare.net
Fjolla Morina është nën masën e sigurisë "arrest shtëpie" pasi këtë e ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë e Kukësit.
Morina është arrestuar e më pas i është dhënë masa e sigurisë, pasi është kapur me dy pistoleta në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Morina, duhet ta kryejë arrestin në Kukës sipas vendimit të Gjykatës, deri në një vendim të dytë.
“Prive” ka udhëtuar drejt vendit ku këngëtarja po kalon ditët në izolim dhe ka publikuar foto ku Fjolla duket e mbyllur brenda 4 mureve. Ajo është parë duke komunikuar në telefon, ndërkohë që në banesë shoqërohet nga dy vajzat e saj./ I.M-Dritare.net