Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fjolla Morina pas arrestimit: E kisha harruar pistoletën në çantë

Fjolla Morina pas arrestimit: E kisha harruar pistoletën në

Një ditë më parë u arrestua në Pikën Kufitare të Morinës, këngëtarja e njohur Fjolla Morina.

Morinës iu gjet një pistoletë në çantë. Në dëshminë e saj në polici, këngëtarja thotë se e kishte harruar te çanta dhe nuk e dinte që e kishte me vete.

"Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë.", thotë Morina.

Dëshmia e plotë:

Pyetje: Juve sot gjatë kontrollit të bërë në PKK Morinë ju është gjetur një pistoletë me 23 fishekë. Pistoleta ishte në çantën tuaj dhe fishekët në xhepin e sidiljes së makinës?

Përgjigje: Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova me makinën time për në Tiranë, pasi kam për të bërë muzikë dhe në makinë kam pas me vehte dhe persona të tjerë, të cilët quhen Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im dhe rreth orës 02:10 minuta jemi future në Pikën e Kalimit Kufitar të Kontrollit në Morinë Kukës.

Gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantën dhe në makinë dhe këtë pistoletë e kam pas në njërën prej çantave, se unë kam tre çanta me vete se jam nis për Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush.

Pyetje: Kush ta ka bërë dhuratë këtë pistoletë që ti thua s’është e imja?

Përgjigje: Një miku nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më

Pyetje: Po personat që ju kishit në makinë a kanë dijeni se ju kishit pistoletë në makinë dhe në çantë?

Përgjigje: Unë ju deklaroj se nuk dinin gjë se unë kam pistoletë dhe as unë vetë nuk dija se kam në çantën e dorës pistoletë.

/K.C/dritare.net