
Foto/ Policia arreston këngëtaren, Fjolla Morina, i gjetën pistoleta në makinë
E Shtunë 19 Shtator 2020, 14:02
Dritare.net
Policia ka ndaluar në Pikën Kufitare, Morinë këngëtaren e famshme nga Kosova, Fjolla Morina. Sipas policisë, në makinën e këngëtares u gjet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarakë, si dhe një pistoletë çakmak. Pasi zbuluan pistoletat, policia vuri në pranga 34-vjeçaren dhe 2 persona të tjerë që e shoqëronin.
Këngëtarja i kishte futur pistoletat në çantën e dorës dhe policia i sekuestroi si prova materiale. 34-vjeçarja dhe dy shoqëruesit u arrestuan me akuzën “Trafikim i armëve dhe i municionit”./K.C/dritare.net

















