Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fjolla Morina rrezikon shumë vite burg pas kapjes me armë!

Fjolla Morina rrezikon shumë vite burg pas kapjes me armë!

Dirën e sotme në pikën kufitare të Morinës në Kukës, këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar pasi i janë kapur 2 pistoleta dhe 23 fishekë.

Sipas policisë së Kukësit: Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "Zoraki", me 23 fishek.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Fjolla Morina rrezikon shumë vite burg pas kapjes me armë!

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;

F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit".

Por, vepra penale që po hetohet Fjolla Morina, është një ndër veprat më të rënda që parashikon Kodi Penal, pasi pikërisht në nenin 278/a, kjo vepër penale parashikon 7 deri në 20 vjet burg./ I.M-Dritare.net

Fjolla Morina rrezikon shumë vite burg pas kapjes me armë!