Shqipëria mbyll Kapitullin 20 me BE-në, Rama: Deri në fund të vitit synojmë dyfishin
Dritare.net
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull të negociatave me Bashkimin Europian. Nga Luksemburgu, ku u finalizua Kapitulli 20 për “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit po ecën sipas planit dhe se deri në fund të vitit synohet të mbyllen të paktën dyfishi i kapitujve të përfunduar deri më tani. I pyetur për një shifër konkrete, Rama nuk dha një numër të saktë, por u shpreh se pritshmëritë janë ambicioze dhe se Shqipëria synon të përmbushë detyrimet brenda afateve të përcaktuara.
"Epo, jemi rikthyer për të mbyllur një tjetër kapitull dhe për të riafirmuar se përparimi drejt objektivit tonë historik është i pandalshëm. Ndërkohë, sapo kam zhvilluar disa takime inkurajuese lidhur me hapat e ardhshëm. Pra, plani është shumë ambicioz. Brenda këtij viti synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj dhe jam absolutisht i bindur se, për sa na përket neve, do t'i përmbushim të gjitha detyrimet brenda afateve të përcaktuara" tha Rama. Çfarë do të thotë mbyllja e Kapitullit 20 të negociatave me BE? Ibrahimaj: Më shumë mundësi për bizneset shqiptare në tregun europian.", tha Rama.
I pyetur për numrin e kapitujve që Shqipëria do të mbyllë deri në fund të këtij viti, Rama tha:
"Nuk po merrem me numra, por thjesht po them se sot mbyllim edhe një kapitull tjetër, duke e çuar numrin në katër. Dhe janë të paktën dyfishi i këtij numri që presin të mbyllen brenda këtij viti. Të shohim!"/K.C/dritare.net